SHBA: Avioni i Prigozhin nuk u rrëzua nga raketat tokë-ajër

SHBA: Avioni i Prigozhin nuk u rrëzua nga raketat tokë-ajër

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, njoftoi se SHBA nuk ka asnjë indikacion se avioni me kreun e grupit paraushtarak rus “Wagner” Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver të Rusisë, u rrëzua nga raketat tokë-ajër.

“Ne vlerësojmë se një informacion i tillë është i pasaktë”, tha Ryder dhe shtoi se Pentagoni beson se Prigozhin ka vdekur, por se kjo ende nuk është konfirmuar, transmeton Guardian.

Associated Press raportoi se sipas zyrtarëve amerikanë dhe perëndimorë, një vlerësim paraprak nga shërbimet e inteligjencës amerikane tregoi se rrëzimi i avionit Embraer që mbante shefin e Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe disa oficerë të tij ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim.
Sipas zyrtarëve të paidentifikuar, shpërthimi është në përputhje me “historinë e gjatë të Presidentit Putin në përpjekjet për të mbyllur gojën kritikët e tij”. Ata nuk dhanë më shumë detaje se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

MARKETING