SHBA, 9 të plagosur në një sulm të armatosur

SHBA, 9 të plagosur në një sulm të armatosur

Njoftohet se nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Denver të Colorados në SHBA, transmeton Anadolu.

Sulmi i armatosur ka ndodhur në afërsi të Ball Arena, ku dje u zhvillua një ndeshje basketbolli.

Zyrtarë të policisë thanë se i dyshuari është arrestuar.

Mësohet se gjendja e tre prej nëntë personave të plagosur nga sulmi i ndodhur në orën 12:30 me kohën lokale është kritike.

Po hetohet nëse ngjarja ka lidhje me festimet e ndeshjes.

MARKETING