SHBA, 5.4 milionë njerëz viktima të dhunës në familje në pesë vitet e fundit

SHBA, 5.4 milionë njerëz viktima të dhunës në familje në pesë vitet e fundit

Rreth 5.4 milionë njerëz në SHBA i janë nënshtruar dhunës në familje në pesë vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Sipas CBS News, duke cituar të dhëna nga Byroja e Statistikave të Drejtësisë e SHBA-së, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga problemet më serioze të vendit. Thuhet se 24 për qind e të gjitha krimeve të dhunshme në vend janë në familje ndërsa këto norma janë pothuajse të njëjta me nivelet e vitit 2019.

Raporti tha se rreth 80 për qind e viktimave janë gra dhe se 5.4 milionë njerëz në vend i janë nënshtruar dhunës në familje në pesë vitet e fundit. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se vrasjet në familje u rritën nga 1.065 në vitin 2019 në 2.339 në vitin 2024. Ekspertët theksojnë se rritja e dhunës është tregues i “problemit serioz të shëndetit publik”.

“Dhuna në familje mbetet një nga krizat më të vazhdueshme të shëndetit publik dhe sigurisë në vendin tonë”, tha për CBS News, Nathaniel Fields, drejtor ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse “Urban Resource Institute”.

Fields theksoi rëndësinë e edukimit të hershëm. “Ne filluam shumë vonë, kështu që na u desh të punonim me nxënës të shkollës së mesme”, tha ai.

Prokurori i Qarkut të Manhattanit, Alvin Bragg tha se krimet e dhunës në familje janë “ndër krimet më të përhapura në Manhattan, New York dhe në të gjithë vendin” dhe se ata aktualisht po trajtojnë mbi 500 raste që lidhen me këtë çështje.

MARKETING