Shaqir Fetahu: Festa e Kurban Bajramit duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë

Shaqir Fetahu: Festa e Kurban Bajramit duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë, e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë, dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur.

MARKETING

“Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimit, të zhdukim varfërinë dhe të mbjellim qetësinë dhe begatitë e jetës, të ngremë vlerat morale ndaj anomalisë së sotme, të promovojmë shpirtëroren në vend të egoizmit dhe xhelozisë, të përhapim paqen në vend të luftës dhe mizorive siç po ndodh në botë, të vendosim dijen mbi injorancën dhe rendin mbi kaosin.

Festa e Kurban Bajramit na përkujton domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë, kudo në botë, e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë, dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur”, deklaroi Shaqir Fetahu – Kryetar i BFI-së në RMV.

MARKETING