Shaban Tërstena ndan “Oskar të Artë Olimpik” për TV Shenja

Shaban Tërstena ndan “Oskar të Artë Olimpik” për TV Shenja

Legjenda e mundjes dhe kampioni olimpik Shaban Tërstena edhe këtë vit ka ndarë “Oskaret e Arta Olimpike” për personalitete të sferave të ndryshme që kanë ndihmuar në një lloj mënyre gjatë rrugëtimit të tij historik.

Në mesin e ndarjeve të çmimeve, kampioni olimpik Shaban Tërstena këtë vit ndau një “Oskar të Artë Olimpik” edhe për televizionin Shenja për kontributin e dhënë mediatik ndër vite.

Kjo ishte hera e tetë që Shaban Tërstena organizon ceremoninë e ndarjes së “Oskareve Olimpike”. Kujtojmë se Tërstena mbetet sportisti i vetëm i mundjes nga vendi jonë që ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike.

MARKETING