Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi nga shtatori

Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi nga shtatori

Rreth 5 mijë ushtarë të Koresë së Veriut ja dërguar në Rusi që nga shtatori, për të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës. Lajmi u njoftua nga një ligjvënës i Koresë së Jugut pasi u njoftua nga Inteligjenca e Koresë së Jugut.

Sipas Inteligjencës së Koresë së Jugut rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë aktualisht të vendosur pranë kufirit ruso-ukrainas. Koreja e Veriut po merr pjesë aktive në luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të sprapsur forcat ukrainase që ishin vendosur në një pjesë të vogël të kufirit rus të provincës Kursk, nga fundi i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025.

Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në këto beteja, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut. Gjithashtu ekspertët thonë se Koreja e Veriut merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike, teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ushqimore dhe energjetike nga Moska.

MARKETING