Sërish u bllokuan rrugët në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre viktima të zjarrit në “Pulse”

Sërish u bllokuan rrugët në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre viktima të zjarrit në “Pulse”

“Nuk do të dorëzohemi derisa të marrim drejtësi për fëmijët tanë”, ky ishte mesazhi që prindërit e fëmijëve që ishin viktima në zjarrin në diskoteken “Pulse” të Koçanit dërguan përsëri gjatë bllokadës së sotme.

Ata thonë se do të kërkojnë përgjegjësi derisa të shohin vullnet të vërtetë nga institucionet për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë.

“Plagët tona janë të thella, dhimbja jonë është e përditshme. Çdo vonesë e re është një thikë në një plagë të hapur. Dëgjojmë deklarata se çështja mund të zgjasë 15-20 vjet. A kaq duhet të presë një nënë për të dëgjuar të vërtetën për vrasjen e fëmijës së saj? A kaq duhet të presë një baba për drejtësi?”, tha një nënë e pranishme në protestë.

Kujtojmë se gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Pulse” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor.

MARKETING