Sërish ndodhin shpër*thime në pajisje komunikimi në rajone të ndryshme të Libanit

Sërish ndodhin shpër*thime në pajisje komunikimi në rajone të ndryshme të Libanit

Shumë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve të reja të pajisjeve të radio-komunikimit në rajone të ndryshme të Libanit gjatë ditës së sotme.

Korrespondenti i Anadolus në rajon deklaroi se shpërthime kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Libanit, veçanërisht në kryeqytetin Bejrut.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të pajisjeve, kanë mbetur të plagosur shumë persona dhe ka rënë zjarr në disa shtëpi dhe automjete.

Ndërkaq, ministri libanez i Shëndetësisë Firas Al-Abiad konfirmoi për Anadolu se raportohet për të plagosur për shkak të shpërthimeve të reja.

Nga ana tjetër, në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se një nga shpërthimet ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore në Bejrut të katër anëtarëve të Hezbollahut që humbën jetën dje si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të tyre “pager”.

Po ashtu, nga kamerat është kapur një shpërthim në mes të turmës në zonën ku u mbajt ceremonia mortore.

Ndryshe, të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet e pajisjeve “pager” që ndodhën dje në Liban, për çka është akuzuar Izraeli.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda pajisjeve të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut disa muaj më herët.

MARKETING