Serbia solli gjurmë të një personi, sipas Forenzikës së Kosovës i përkasin Faton Hajrizit

Serbia solli gjurmë të një personi, sipas Forenzikës së Kosovës i përkasin Faton Hajrizit

Ministria e Jashtme e Kosovës ka dhënë një njoftim të ri lidhur me raportimet mbi rastin e vrasjes së një qytetari nga Kosova në territorin e Serbisë.

Sipas MPJD, autoritetet serbe, kanë dërguar shenja të gishtërinjve të një personi të njëjtat të cilat janë krahasuar në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, dhe rezultojnë se i përkasin të arratisurit, Faton Hajrizi, transmeton klankosova.tv.

”Njoftim

Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”.

Megjithatë, pavarësisht raportimeve, MPJD, kërkon nga opinioni që të gjitha lajmet nga Serbia të merren me rezervë, deri në konfirmimin e plotë të tyre.

”Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”.

MARKETING