Serbia nga 1 janari lejon për qarkullim në territorin e saj automjetet me targa RKS

Serbia nga 1 janari lejon për qarkullim në territorin e saj automjetet me targa RKS

Qeveria e Serbisë sot ka marrë një vendim që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, megjithëse përmend që kjo nuk nënkupton njohje të shtetit të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

”Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Ky vendim hyn në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024, shkruan telegraf.rs, përcjell klankosova.tv.

Në të njëjtën mbledhje të Qeverisë, Petkoviq shprehet se është marrë edhe një vendim tjetër detyrues siç specifikon ”që të mos kalohen vija të kuqe në dialog” me Kosovën.

”Sot në seancën e Qeverisë morëm një vendim të veçantë për parimin, qasjen dhe qëndrimin që presidenti i Serbisë, por edhe e gjithë qeveria, angazhohen që qartë dhe pa mëdyshje t’i përmbahen vijave tona të kuqe në negociata dhe dialog, të respektohet absolutisht sovraniteti dhe integriteti territorial, siç është bërë deri më tani”.

MARKETING