Serbia mban paradë ushtarake në një kohë protestash antiqeveritare

Serbia mban paradë ushtarake në një kohë protestash antiqeveritare

Ushtria e Serbisë ka mbajtur një parakalim ushtarak në Beograd në të cilin u paraqitën disa prej sistemeve më të reja ushtarake të cilat Serbia i ka blerë nga vendet e ndryshme.

Në këtë parakalim, morën pjesë rreth 10 mijë pjesëtar të ushtrisë së Serbisë dhe u paraqitën rreth 2,500 armë dhe sisteme ushtarake.

Mes tjerash u paraqitën sisteme ushtarake të blera nga Kina dhe Izraeli përderisa së bashku me fluturaket e ushtrisë serbe u paraqitën edhe dy aeroplanë francez Rafale, të cilët Serbia i ka blerë por nuk do t’i pranon edhe disa vite, këta dy aeroplanë fluturuan nga Franca për këtë parakalim.

Kritikët e presidentit Vuçiq kanë thënë se ky parakalim u organizua me qëllim të rritjes së popullaritetit të presidentit dhe tërheqjes së vëmendjes nga protestat e pa ndalura anti-qeveritare të cilat vazhdojnë në pjesën më të madhe të Serbisë.

Disa udhëheqës opozitar kanë thënë Vuçiq po e përdorë ushtrinë si dekor politik përderisa disa grupe qytetare kanë thënë se punëtorët publik kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në parakalim për të rritur numrin e spektatorëve.

MARKETING