Senatori Graham: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të bombardojnë Iranin

Senatori Graham: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të bombardojnë Iranin

SHBA-ja dhe Izraeli duhet të bombardojnë Iranin, tha të mërkurën senatori Lindsey Graham, transmeton Anadolu.

Gjatë një interviste në CNN, i pyetur nëse ishte i mendimit se SHBA-ja dhe Izraeli “duhet të bombardojnë Iranin edhe në mungesë të provave të drejtpërdrejta të përfshirjes së saj” në sulmin e grupit palestinez Hamas ndaj Izraelit, senatori republikan u përgjigj: “Po”.

Ai bëri thirrje për një operacion të përbashkët ushtarak kundër infrastrukturës së Iranit dhe tha se ata duhet të paguajnë çmimin nëse vritet ndonjë peng i marrë nga Hamasi.

“Nëse vjen në një përshkallëzim të luftës kundër Izraelit, për këtë fajësoj Iranin dhe tani është koha për t’u bërë të ditur. Ata do të paguajnë një çmim të rëndë. Unë mendoj se ne mund t’i bëjmë të gjitha këto gjëra. Unë mendoj se nëse do të kishte një luftë me Iranin, ne do të fitonim”, thekson Graham.

Senatori fajësoi Iranin edhe për ngjarjet e fundit në Izrael. “Nëse nuk e kuptoni lidhjen mes Iranit dhe këtij aktiviteti terrorist nga Hamasi dhe Hezbollahu, ju nuk keni të qartë shumë gjëra”, shtoi ai.

Hamasi nisi operacionin “Tufani i Al-Aksa-së” herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke u infiltruar në Izrael nga toka, ajri dhe deti. Hamasi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve kundër palestinezëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër Hamasit.

Të paktën 1.200 palestinezë dhe 1.300 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez.

MARKETING