Senati amerikan avancon përpjekjen për të kufizuar kompetencat e luftës së Trumpit ndaj Venezuelës

Senati amerikan avancon përpjekjen për të kufizuar kompetencat e luftës së Trumpit ndaj Venezuelës

Senati i SHBA-së ka avancuar një masë që synon të kufizojë autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur sulme kundër Venezuelës, transmeton Anadolu.

Senati miratoi mocionin për të shfuqizuar Rezolutën mbi Kompetencat e Luftës me 52 vota pro dhe 47 kundër.

Pesë republikanë, senatorët Josh Hawley, Lisa Murkowski, Susan Collins, Rand Paul dhe Todd Young, votuan në favor të projektligjit.

Votimi vendimtar pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Venezuelë më 3 janar, duke kapur presidentin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Trump tha se administrata e tij do ta “drejtojë” Venezuelën dhe asetet e saj të naftës gjatë një periudhe tranzitore.

MARKETING