Sekretari Rubio: Kanë mbetur vetëm disa ditë që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio deklaroi se Izraeli vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës dhe se koha që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit po mbaron, transmeton Anadolu.
“Izraelitët kanë filluar operacionet atje. Për këtë arsye ne besojmë se kemi një afat kohor shumë të shkurtër për arritjen e marrëveshjes. Nuk kemi më muaj, ndoshta kemi vetëm ditë, ndoshta edhe disa javë”, tha Rubio duke folur me gazetarët ndërsa u nis drejt Katarit.
Deklaratat e Rubios vijnë në një kohë kur civilët po humbasin jetën nën sulmet ajrore intensive izraelite.
Sulmet, të cilat Izraeli i cilëson si “operacione ushtarake”, po e thellojnë krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe po shkaktojnë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërsa siç raporton “Jerusalem Post”, ushtria Izraelite ka nisur sulm të ri tokësor kundër qytetit të Gazës.
Në lajmin e bazuar në burime izraelite thuhet se tanket kanë filluar të hyjnë në qytet.