Sekretari Blinken uron presidentin Erdogan

Sekretari Blinken uron presidentin Erdogan

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, uroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan të rizgjedhur sërish në detyrë, sipas rezultateve të përkohshme të Bordit të Lartë Zgjedhor, transmeton Anadolu.

“Uroj presidentin Erdoğan për rizgjedhjen e tij dhe përgëzoj votuesit në Türkiye për normën e pjesëmarrjes e cila pasqyron traditën e rrënjosur demokratike në Türkiye. Türkiye është aleat dhe partner i vlefshëm i NATO-s. Pres me padurim të vazhdojmë të punojmë së bashku me qeverinë e zgjedhur nga populli turk”, tha Blinken në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

MARKETING