Sekretari amerikan i Shtetit: Nuk e kemi parë ende kapitullin e fundit të dramës Putin-Prigozhin
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se ai nuk beson se “ne kemi parë fundin e” zhvillimeve në lidhje me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Diplomati i lartë amerikan përsëriti se revolta ishte një çështje e brendshme ruse, por e quajti atë një “gjë vërtet të jashtëzakonshme”.
“Ne jemi në një vend 16 muaj më parë ku Rusia ishte në pragun e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Dhe tani, vetëm disa javë më parë, mercenarë të krijuar nga vetë Putini ishin në pragun e Moskës”, tha ai.
Putin u takua me Prizgozhin disa ditë pas rebelimit të tij jetëshkurtër muajin e kaluar, pretendoi Kremlini të hënën, duke pastruar një farë konfuzioni mbi vendndodhjen e shefit të Wagner, por duke shtuar misterin mbi atë se cili ishte kërcënimi më i madh për sundimin e Putinit deri më tani.