Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Arm’ëpushimi në Lib’an, “moment historik”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Arm’ëpushimi në Lib’an, “moment historik”

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin e cilësoi si një “moment historik” armëpushimin mes qeverisë libaneze dhe izraelite, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin vlerësoi armëpushimin e nënshkruar mes Libanit dhe Izraelit të shpallur nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Duke e përshkruar armëpushimin në Liban si një “moment historik”, Austin tha se falë kësaj, dhjetëra mijëra civilë në Liban dhe Izrael mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre.

Austin nënvizoi mbështetjen e tyre për “të drejtën për vetëmbrojtje” të Izraelit dhe tha se ata do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë dhe ndërinstitucionalë për të mbështetur zbatimin e armëpushimit.

Duke uruar që ky armëpushim të jetë “një shpresë” për Rripin e Gazës, Austin theksoi se “ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në përmirësimin e kushteve humanitare në Gaza”.

Ai potencoi se janë të vendosur për të siguruar lirimin e të gjithë robërve në Gaza.

MARKETING