Scholz shkarkon ministrin e Financave, ndërsa qeveria i afrohet kolapsit

Scholz shkarkon ministrin e Financave, ndërsa qeveria i afrohet kolapsit

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, kreun e partnerit të tij qeverisës të FDP, i cili ka kërcënuar të largohet nga koalicioni, tha një zëdhënës i qeverisë.

Ai e mori këtë vendim, ndërsa Christian Lindner, gjithashtu president i Partisë Liberale (e djathtë), propozoi, sipas disa mediave, gjatë një takimi krize caktimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative në fillim të vitit 2025 përballë bllokimeve të politikës ekonomike në drejtimin mes tij, social-demokratëve dhe ambientalistëve, të gjithë anëtarë të koalicionit qeveritar trepalësh.

MARKETING