Scholz: Nuk do të lejojmë luftë mes Rusisë dhe NATO-s

Scholz: Nuk do të lejojmë luftë mes Rusisë dhe NATO-s

“Një kancelar gjerman që e merr seriozisht betimin e tij në detyrë duhet të bëjë gjithçka që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos kthehet në lutë mes Rusisë dhe NATO-s”, tha Scholz.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi se nuk do të lejojnë luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel”, Scholz tha se Rusia duke sulmuar Ukrainën, duke përdorur dhunë ka prishur marrëveshjen që garantonte sigurinë në Evropë për dekada për mosndryshimin e kufijve dhe se për këtë arsye japin mbështetje për Ukrainën.

“Të gjitha vendimet lidhur me mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës janë marrë duke menduar dhe së bashku me vendet aleate. Një kancelar gjerman që e merr seriozisht betimin e tij në detyrë duhet të bëjë gjithçka që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos kthehet në lutë mes Rusisë dhe NATO-s”, tha Scholz.

Ai vuri në dukje se në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë të asnjë vendi të NATO-s.

Pas rikujtimit të deklaratës që ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dha në Këshillin Evropian në Strasbourg më 24 janar se “Ndodhemi në një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri tjetrit”, kancelari Scholz deklaroi se: “Nuk ka luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Nuk do të lejojmë një përshkallëzim të tillë. Si qeveri e Gjermanisë kemi të njëjtin mendim për të këtë çështje dhe po ashtu edhe ministrja e jashtme e sheh në këtë mënyrë këtë”.

Scholz rikujtoi se së fundmi me presidentin rus Vladimir Putin ka biseduar në fillim të muajit dhjetor. “Do të bisedoj përsëri në telefon me Putinin sepse duhet të flasim me njëri-tjetrin”, tha ai.

Lidhur me përmbajtjen e bisedës telefonike me Putinin, Scholz tha: “Toni i bisedimeve tona telefonike nuk është në mungesë respekti, por sigurisht që pikëpamjet tona janë plotësisht ndryshe”.

Kancelari Scholz u shpreh se ka paraqitur një qëndrim të qartë në bisedimet me Putinin dhe se ka diskutuar për çështje konkrete ndonjëherë për shkëmbimin e të burgosurve, eksportin e drithit nga Ukraina dhe lidhur me centralin bërthamor Zaporizhzhia.

“Situata aktuale nuk do të ndryshojë për sa kohë që Rusia vazhdon luftën pa ulur agresionin e saj”, tha Scholz duke përsëritur se Putini mund t’i japë fund luftës duke tërhequr ushtarët e tij nga Ukraina.

Duke folur për diskutimet në Gjermani lidhur me kërkesat e reja për sigurimin e avionëve luftarakë për Ukrainën, Scholz tha se nuk bëhet fjalë për sigurimin e avionëve luftarakë. “Nëse diskutimi i mëpasshëm fillon menjëherë sapo të jepet një vendim në Gjermani, kjo nuk duket shumë serioze dhe besimi i qytetarëve ndaj vendimeve që merr qeveria tronditet”, tha Scholz./AA/

MARKETING