Sarkozy u përball me britma dhe kërcënime në burg – publikohen pamjet në rrjetet sociale
Pasi ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy arriti në burgun La Sante në Paris, tre të burgosur u ndaluan për kërcënime ndaj tij.
Një video që qarkullon online tregon thirrje dhe fyerje që vijnë nga dritaret e qelive.
Sarkozy, i njohur si një luftëtar i ashpër kundër krimit, tani po jeton mes atyre që dikur i dërgoi në burg.
Ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga dy oficerë të armatosur – të vetmit njerëz në burg që lejohen të mbajnë armë – gjë që ka zemëruar stafin.
Për shkak të sigurisë së shtuar dhe një qelie private, Sarkozy zë rreth katër herë më shumë hapësirë se të burgosurit e zakonshëm, edhe pse burgu është tashmë shumë i mbipopulluar.
Ndryshe, 70-vjeçari u dënua me pesë vjet burg për komplot kriminal në një çështje komplekse që dyshohet se përfshin regjimin e mëparshëm libian të Muammar Gaddafit.

