Samsung prezanton Galaxy Z TriFold, telefoni i parë me palosje trefishe

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold, telefoni i parë me palosje trefishe

Pas shumë rrjedhjeve të informacionit dhe prezantimeve të prototipave, Samsung ka njoftuar zyrtarisht telefonin e tij të parë me palosje trefishe, Galaxy Z TriFold.

Telefoni i ri inteligjent është mishërim i ekspertizës së Samsung në pajisjet e palosshme, e cila tani përfshin më shumë se 16 pajisje dhe sjell ekranin më të madh të çdo telefoni të palosshëm Galaxy, së bashku me disa truke të zgjuara softuerike dhe specifikime kryesore.

Një karakteristikë kyçe e Z TriFold janë pjesët prej titaniumi, të cilat lejojnë që ekrani kryesor i palosshëm të mbrohet plotësisht kur nuk është në përdorim.

Z TriFold është mbresëlënës elegant falë kornizës së tij prej alumini Advanced Armor.

Pesha e tij është 309 gramë dhe përmasat janë 159.2 x 75 x 12.9 mm kur paloset.

Ashtu si Z Fold7 dhe Z Flip7, Z TriFold vjen me rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit IP48.

TriFold fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Elite i Qualcomm për Galaxy.

Samsung mbështet karikimin me kabllo 45W dhe karikimin pa tel 15W.

Modeli i ri do të jetë i disponueshëm në një ngjyrë, Crafted Black.

Edhe pse çmimi nuk është njoftuar ende, kuptohet që klientët në Korenë e Jugut do të jenë të parët në radhë për të blerë pajisjen, e cila duhet të jetë në dispozicion nga e premtja, 12 dhjetor.

 

MARKETING