Samsung përgatitet për prezantimin e telefonave të ri

Samsung përgatitet për prezantimin e telefonave të ri

Samsung po përgatitet për prezantimin tradicional veror të pajisjeve të reja dhe, sipas informacioneve të disponueshme nga disa burime, pritet që eventi i këtij viti Galaxy Unpacked të mbahet në fillim të korrikut në New York.

MARKETING

Kjo do të jetë hera e parë në disa vite që Unpacked mbahet në SHBA, konkretisht në New York.

Data e saktë nuk është konfirmuar ende, por spekulohet se mund të jetë deri në mesin e korrikut.Në këtë event, kompania duhet të prezantojë telefonat e saj të rinj të palosshëm Galaxy Z Fold 7 dhe Galaxy Z Flip 7.

Informacionet e para thonë se Galaxy Z Fold 7 do të sjellë inovacione të shumta në harduer, duke përfshirë një dizajn ultra të hollë, , një brez të ri kamerash me një sensor deri në 200 MP dhe çipin më të mirë Snapdragon 8 Elite.

Përveç telefonave, Samsung mund ta përdorë këtë ngjarje për të prezantuar pajisje të tjera, siç janë orët e reja inteligjente Galaxy, si dhe kufjet inovative AR/XR që po zhvillohen nën emrin Project Moohan. /Telegrafi/

 

MARKETING