Sali takohet me Presidentin Begaj, theksohet bashkëpunimi dhe perspektiva europiane
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin institucional ndërmjet dy vendeve.
Sali theksoi rolin aktiv dhe konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.
Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë jo vetëm shtete fqinje dhe miqësore, por edhe vende me aspirata të përbashkëta për integrimin europian dhe bashkëpunimin strategjik.

