Sa dollarë do t’iu kushtojnë qytetarëve amerikanë tarifat e Trumpit?

Sa dollarë do t’iu kushtojnë qytetarëve amerikanë tarifat e Trumpit?

Pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump ka hequr disa nga tarifat e tij, taksat që mbeten do të shkaktojnë një humbje të konsiderueshme në xhepat e amerikanëve.

Tarifat e fundit të 78-vjeçarit do t’i kushtojnë çdo familje të mesme tipike 3443 dollarë në vit, sipas një hulumtimi të publikuar të enjten nga Laboratori i Buxhetit në Yale.

“Tarifmagedoni nuk ka mbaruar”, shkroi profesori i ekonomisë në Universitetin e Michigan, Justin Wolfers, në platformën X.

Këto vlerësime të reja përfshijnë pauzën 90-ditore të Trumpit për tarifat specifike për çdo shtet, si dhe rritjen e tarifave ndaj Kinës deri në të paktën 145 për qind.

Dëmi për familjet mesatare do të ishte edhe më i lartë se për të ardhurat e mesme, duke arritur në 4400 dollarë në vit, ka gjetur Laboratori i Buxhetit. Pasi është bërë rregullimi për zëvendësimin e produkteve nga Kina dhe vendet e tjera, analiza ka treguar se konsumatori mesatar do të pësojë humbje prej 2600 dollarësh në vit.

Amerikanët me të ardhura më të ulëta do të goditen më shumë nga tarifat në raport me të ardhurat e tyre totale, sipas analizës.

Ekonomistët paralajmërojnë se ekonomia e SHBA-së do të ngadalësohet ndjeshëm për shkak të luftës tregtare, shkruan cnn.

Tarifat e SHBA-së për importet, së bashku me hakmarrjen e huaj ndaj produkteve amerikane, do të ulin rritjen e GDP-së së SHBA-së me një përqindje këtë vit dhe do të rrisin shkallën e papunësisë me 0.5 për qindje, ka thënë Laboratori i Buxhetit. Kjo përkthehet në 685 mijë vende më pak pune deri në fund të vitit, sipas analizës.

Lëvizjet e fundit të tarifave të Trumpit e çojnë normën mesatare efektive të tarifave të SHBA-së në 25.3 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1909, duke mbetur pothuajse i pandryshuar nga pauza 90-ditore e Trump-it, ka gjetur Laboratori i Buxhetit.

Pas llogaritjes së ndryshimeve në konsum për shkak të tarifave, norma mesatare e tarifave do të mbetej në 18.1 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1934.

 

 

MARKETING