Rutte fton Zelenskyn në samitin e NATO-s

Rutte fton Zelenskyn në samitin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e ardhshëm të NATO-s.

MARKETING

Ky samit do të zhvillohet më vonë këtë muaj në Hagë, përcjell Telegrafi.

Sipas Ukrinform, transmetuesi holandez NOS e raportoi këtë, duke cituar burimet e veta.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, e ka ftuar presidentin ukrainas Zelensky në samitin e NATO-s më vonë këtë muaj në Hagë. Burime e konfirmuan këtë për NOS”, thuhet në raport.

Zelensky kishte thënë më parë se Ukraina kishte marrë një ftesë, por e la të paqartë nëse ai ishte ftuar personalisht.

Shtëpia e Bardhë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e presidentit Donald Trump në samitin e NATO-s në Hagë.

Një sulm, i vlerësuar si historik i Ukrainës me dronë ka ndodhur ndaj aeroporteve ushtarake në të gjithë Rusinë, përfshirë edhe bazat në Siberi.

Burime ukrainase pretendojnë se janë dëmtuar mbi 40 aeroplanë, ndërsa blogerë dhe zyrtarë rusë kanë pranuar dëmtimin e rreth dhjetë aeroplanëve.

Gjithashtu, së fundmi atje u krye edhe një sulm i ri ndaj urës së Krimesë, ku – sipas shërbimit ukrainas të sigurisë (SBU) – janë përdorur 1100 kilogramë eksploziv nënujor.

 

MARKETING