Rusia zotohet të ndëshkojë Ukrainën për sulmin pranë urës së Krimesë

Rusia zotohet të ndëshkojë Ukrainën për sulmin pranë urës së Krimesë

“Rusia dënon fuqishëm atë që e konsideron si një “sulm terrorist” ukrainas në një nga anijet e saj civile në ngushticën Kerç dhe do të përgjigjet dhe do të ndëshkojë ata që janë përgjegjës”.

Kështu u shpreh të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan France 24.

Një dron ukrainas i mbushur me eksplozivë goditi një cisternë ruse të karburantit gjatë natës pranë një ure që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, sulmi i dytë i tillë në 24 orë.

MARKETING