Rusia thotë se armëpushimi 36-orësh ka hyrë në fuqi
Armëpushimi 36-orësh i shpallur dje nga presidenti rus Vladimir Putin ka hyrë në fuqi, sipas televizionit shtetëror rus.
Rusia tha se do të respektojë armëpushimin sot dhe nesër sepse është koha kur festohen Krishtlindjet Ortodokse, transmeton Telegrafi.
Por njoftimi është pritur me skepticizëm nga zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë, të cilët thonë se Rusia ka një motiv të fshehtë.
Ukraina ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit dhe tha se ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet e Ukrainës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Putin “po përpiqej të gjente pak oksigjen” duke i lejuar trupat e tij të pushonin, ndërsa Instituti për Studimin e Luftës vlerësoi se Rusia po përpiqej të “dëmtonte reputacionin e Ukrainës”.