Rusia thirrje Gjermanisë të qartësojë statusin e saj në luftën mes Moskës dhe Kievit

Rusia thirrje Gjermanisë të qartësojë statusin e saj në luftën mes Moskës dhe Kievit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova sot i kërkoi ambasadorit gjerman në Moskë të qartësojë statusin e Gjermanisë në luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme (Annalena Baerbock) thotë se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera, është në luftë me Rusinë. Po kjo ministri nuk e konsideron vendin e saj palë në konflikt. Duke marrë parasysh këto deklarata kontradiktore, ambasadori gjerman në Rusi duhet të sqarojë këtë”, shkroi Zakharova në Telegram.

Të mërkurën, Baerbock, duke folur në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, tha se “Gjermania tashmë është në luftë me Rusinë”.

Ministria e Jashtme gjermane të enjten tha se ofrimi i mbështetjes për Kievin nuk e bën Gjermaninë palë në konfliktin në Ukrainë.

MARKETING