Rusia sulmoi me dronë dhe raketa objekte banimi në Ukrainë

Rusia gjatë natës kreu një sulm të madh me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Shpërthime janë dëgjuar në qytetet Pavlograd dhe Mikolajiv rreth orës 4:40 të mëngjesit, sipas orës lokale, raportuan zyrtarët lokalë.

Shpërthime të tjera janë dëgjuar më vonë në qytetin Dnipro, pak pas orës 6 të mëngjesit. Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskut, Serhij Lisak, njoftoi se një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në këtë rajon. Në Dnipro, disa ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi dhe garazhe janë dëmtuar. Zjarre janë raportuar gjithashtu në Pavlograd dhe Nikopol.

Në rajonin e Kievit, administrata ushtarake rajonale raportoi për sulme në komunitetet Buça, Borispil dhe Obuhiv. Gjatë sulmit janë dëmtuar një shtëpi, 10 njësi garazhesh dhe pesë automjete të parkuara.

Kryetari i qytetit Mikolajiv, Oleksandr Senkeviç, deklaroi se është shkaktuar dëm në një zonë banimi të qytetit, por deri tani nuk janë raportuar viktima.

Alarmet për sulm ajror janë aktivizuar në të gjitha rajonet e vendit rreth orës 5:45 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe përfunduan rreth orës 7 të mëngjesit. Forcat ajrore ukrainase raportuan se dhjetëra dronë, si dhe raketa lundrimi dhe balistike, kanë fluturuar mbi territorin ukrainas gjatë sulmit.

Guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksim Kozicki, njoftoi se dy raketa lundrimi janë rrëzuar mbi këtë rajon, pa viktima apo dëme. Gjatë sulmit, forcat ajrore polake ngritën avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Sulmi ndodhi pak më shumë se një javë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, duke detyruar forcat ajrore polake të rrëzojnë disa dronë mbi territorin e NATO-s, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/

MARKETING

Të ngjajshme

“Flitet për zgjedhje të parakohshme. Anketat tregojnë se nëse do të mbaheshin, VMRO-DPMNE-ja me siguri do të kishte mbi 62-63 deputetë, një shumicë të qëndrueshme me agjendë të fortë reformash. Por të mos gënjejmë veten, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë edhe humbje kohe të çmuar. BDI po e shfrytëzon temën për të mbledhur vota klienteliste, duke i gënjyer votuesit e saj se do të formonin një koalicion me VMRO-DPMNE-në. Unë u them atyre, si kryetar i Qeverisë, dhe mbi të gjitha si person, parimet janë të rëndësishme, jo kombinimet. Jo intriga, jo politikë. Ndaloni së gënjyeri elektoratin tuaj. Kjo është e pandershme dhe e pasaktë ndaj njerëzve që i keni manipuluar me vite. Si koalicion qeverisës, ne do t’ju mposhtim bindshëm”, këtë sot BDI-së, ia porositi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.  Nga ngjarja promovuese e partisë për kryetar të Shkupit, Mickoski vlerësoi se BDI-ja dukshëm nuk dëshiron reforma.  “Është e qartë se nuk doni reforma. Ju qëndroni në të njëjtën matricë me LSDM-në dhe kjo është një tragjedi për shtetin. Po bëni sikur jeni një parti që lufton për shqiptarët, ndërsa në dy dekada pushtet nuk keni ofruar asnjë projekt serioz për bashkësinë shqiptare. Të dhënat zyrtare tregojnë se sa qindra shqiptarë emigruan pikërisht gjatë periudhës suaj. U thoni nënave që i dërguan fëmijët e tyre jashtë vendit se çfarë fituan nga qeverisja juaj”, theksoi Mickoski.  Sipas tij, BDI-ja dhe LSDM-ja jo vetëm që e shkatërruan qëndrueshmërinë institucionale dhe e sollën shtetin në prag të bankrotit, por edhe krijuan apati dhe dëshpërim.  “Derisa qytetarët varfëroheshin, ju pasuroheshit paturpësisht në kurrizin e tyre. Thirrjet e juaja për ‘kam bek’ përmes zgjedhjeve të parakohshme janë vetëm dëshmi për sy”, potencoi Mickoski.