Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

Forcat ajrore të Rusisë kanë bombarduar depon e ministrit në Ukrainë të dielën pas mesnate. Një numër i madh i zjarrfikësve janë angazhuar për lokalizimin e zjarrit të shkaktuar nga bombardimet.

Sipas shërbimit ukrainas të emergjencave, 16 zjarrfikës dhe tre makineri janë përdorur për të lokalizuar zjarrin në depon e madhe të misrit që gjendet mes Kievit dhe Lvivit.

Bombardimi i depos së misrit është pjesë e fushatës së re ajrore që ka nisur Rusia ndaj Ukrainës. Këto bombardime janë cilësuar si hakmarrje ndaj sulmeve me dronë që Ukraina i ka realizuar ndaj luftanijeve ruse dhe disa zonave ushtarake në afërsi të Moskës.

MARKETING