Rusia pretendon se ka shkatërruar se tre dronë ukrainas në Krime

Rusia pretendon se ka shkatërruar se tre dronë ukrainas në Krime

Njësitë kundërajrore ruse shkatërruan tre dronë ukrainas mbi gadishullin e Krimesë, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me UAV të tipit avioni në objekte në territorin e Federatës Ruse u parandalua,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters.

“Tre mjete ajrore pa pilot u shkatërruan mbi territorin e Republikës së Krimesë nga mbrojtja ajrore”, tha ministria.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina thotë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar i fundit rus të dëbohet nga territori i saj.

Rusia pretendonse Krimea tani është pjesë e Rusisë./abcnews.al

MARKETING