Rusia pretendon se ka shkatërruar 8 tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov pretendon se në luftimet në drejtim të Donetsk-ut Jugor kanë shkatërruar 8 tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë, transmeton Anadolu.
“Në këtë drejtim më 5 qershor gjatë ditës kanë vazhduar sulmet e ushtrisë së Ukrainës”, tha Konashenkov i cili shtoi se Brigadat 23 dhe 31 të mekanizuara të ushtrisë ukrainase e cila një ditë më parë pësoi humbje, kanë vazhduar sulmet e tyre në afërsi të vendbanimeve Novodarovka dhe Levadnoye.
Në të njëjtën kohë ushtria ukrainase me mbështetjen e ushtarëve të Brigadës së 37-të Detare dhe të Brigadës së 68-të të Gjuetarëve të Maleve ka filluar sulm në drejtim të vendbanimit Novodonetsk dhe fermës shtetërore Oktaybr.
Konashenkov ka mbrojtur idenë e tij se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë mundur të kryejnë me sukses detyrën e tyre si pasojë e veprimeve të njësive ruse “Vostok”.
“Humbjet totale të trupave ukrainase në drejtim të Donetsk-ut Jugor kanë qenë gjithsej më shumë se 1.500 ushtarë. Kemi shkatërruar 28 tanke, 8 prej të cilëve ishin ‘Leopard’ të prodhimit gjerman si dhe 3 tanke me rrota 3 AMX-10 të prodhimit francez dhe 109 automjete të blinduara”, theksoi Konashenkov.