Rusia: Penguam 28 sulme me dronë të Ukrainës në Krime

Rusia: Penguam 28 sulme me dronë të Ukrainës në Krime

Rusia tha se ka parandaluar 28 sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) të kryera nga Ukraina gjatë natës ndaj Krimesë, rajonin e aneksuar nga Moska ilegalisht, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, thuhet se Ukraina ka tentuar një “sulm terrorist” me 28 dronë kundër objektivave në Gadishullin e Krimesë dhe se këto sulme janë parandaluar.

Në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 17 UAV dhe parandaluan 11 prej tyre me mjete luftarake elektronike, si dhe thuhet se dronët u rrëzuan para se të arrinin në objektivin e tyre.

“Nuk ka pasur humbje jete apo dëme si pasojë e sulmit terrorist të penguar”, thuhet në deklaratë.

Komiteti Kombëtar rus Kundër Terrorizmit njoftoi dje se Ura e Krimesë u sulmua nga dy mjete detare pa pilot nga forcat ukrainase dhe se bëhet fjalë për një “sulm terrorist”. Dy persona humbën jetën si pasojë e këtij sulmit.

MARKETING