Rusia: Parandalohet përpjekja e Ukrainës për të sulmuar Moskën me dron
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se është parandaluar përpjekja e Ukrainës për të sulmuar kryeqytetin Moskë me mjet ajror pa pilot (dron), transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se “Mëngjesin e sotëm u parandalua përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist me dron ndaj objekteve në rajonin e Moskës”.
“Droni u shkatërrua me sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin Podolsk”, thuhet në deklaratën ku informohet se nuk ka ndonjë humbje jete si pasojë e sulmit të parandaluar.
Kryebashkiaku i Moskës, Segery Sobyanin në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se “Sot rreth orës 11:00 një dron u përpoq të hyjë në Moskë dhe u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Përgëzime ushtrisë”.
Është njoftuar se Ukraina ka sulmuar Moskën me dronë tri herë në muajin korrik si dhe më 1 gusht dhe se nuk ka patur viktima apo të plagosur.