Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim

Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim

Presidenti i Bjellorusisë ka thënë se armët bërthamore strategjike ruse mund të vendosen në vendin e tij së bashku me një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi këtë javë se vendi i tij synonte të vendoste armë bërthamore taktike në Bjellorusi, fqinjin dhe aleatin e saj, raportoi AP.

Deklarata e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për armët strategjike bërthamore, siç janë kokat e raketave, do të përbënte një kërcënim edhe më të madh nëse kjo ndodh.

“Unë dhe Putini do të vendosim dhe do të prezantojmë këtu, nëse është e nevojshme, armë strategjike, dhe ata duhet ta kuptojnë këtë, të poshtrit kudo, të cilët sot po përpiqen të na hedhin në erë nga brenda dhe jashtë. Ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të mbrojtur vendet tona, shtetin tonë dhe popujt tanë”, ka thënë ai.

MARKETING