Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet e Serbisë

Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet e Serbisë

Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Vuçiq ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara.
“Ne mirëpresim këtë arritje nga Vuçiq”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” mes dy shteteve.

Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

MARKETING