Rusia kryen sulme ajrore ndaj qyteteve të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin

Rusia kryen sulme ajrore ndaj qyteteve të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin

Rusia gjatë natës ka kryer sulme intensive ajrore ndaj qyteteve të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, transmeton Anadolu.

Kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, Sergey Popko në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se rusët natën kanë kryer sulme intensive ndaj Ukrainës.

“Sipas përcaktimeve paraprake, sulmet janë kryer me avionët strategjikë Tu-95. Alarmi për sulm ajror në Kiev vazhdoi për rreth 3 orë. Rusët në të njëjtën kohë sulmuan me raketa lundruese dhe dronë”, tha Popko.

Ai ndau informacionin se të gjitha raketat dhe dronët rusë në hapësirën ajrore të Kievit u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes, se nuk janë shënuar humbje jete tek civilët dhe se nuk ka pasur dëme tek apartamentet ose infrastrukturat civile.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se rusët kryen sulme ndaj Ukrainës me 11 avionë strategjikë Tu-95 rreth 02:30 sipas kohës lokale.

“Rusët lëshuan gjithsej 18 raketa lundruese ndaj Ukrainës”, tha Zaluzhnyi i cili shtoi se 15 prej këtyre janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vihet në dukje se ushtria ruse sulmoi me 5 raketa qytetet Kramatorsk, Konstiantynivka dhe Pavlohrad.

Në pamjet e ndara në median sociale lidhur me sulmet në qytetit Pavlohrad shihet se janë thyer xhamat e apartamenteve dhe se ka shpërthyer një zjarr i madh në një pjesë të qytetit.

Kreu i Administratës Ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha se 25 persona, përfshirë 3 fëmijë janë plagosur në sulmet ruse në Pavlohrad.

MARKETING