Rusia i rikujton SHBA-së se përdorimi i bombës thërrmuese është “krim lufte”

Rusia i rikujton SHBA-së se përdorimi i bombës thërrmuese është “krim lufte”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi SHBA-në për synimin për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Zakharova ka rikujtuar deklaratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë se përdorimi i bombës thërrmuese është “krim lufte”.

Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale, Zakharova tha se ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 28 shkurt 2022 ka thënë se “Përdorimi i bombës thërrmuese është krim lufte”.

“Një vit e gjysmë më pas këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se kanë qëllim të dërgojnë në Ukrainë bomba thërrmuese”, rikujtoi Zakharova e cila vuri në dukje se presin deklaratën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se “Ukrainën nuk do ta lënë pa mbrojtje” dhe se do t’i japin mbështetje me bomba thërrmuese.

Duke vënë në dukje se janë të vetëdijshëm se bombat thërrmuese mund të dëmtojnë civilët, Sullivan njoftoi se dhënia e bombave thërrmuese për Ukrainën “nuk ka qenë vendim i lehtë”.

Sullivan theksoi se presidenti amerikan Joe Biden vendosi për këtë çështje me rekomandimin e ekipit të sigurisë kombëtare dhe duke u konsultuar me aleatët dhe anëtarët e Kongresit.

MARKETING