Rusia i përgjigjet Bidenit: Përpjekje për t’u dukur si kauboj i Hollivudit

Rusia i përgjigjet Bidenit: Përpjekje për t’u dukur si kauboj i Hollivudit

Kremlini ka akuzuar Joe Bidenin për përpjekje për t’u dukur si “kauboj i Hollivudit” pasi presidenti amerikan e quajti Vladimir Putinin “bir kur*e të çmendur”.

Bideni i bëri komentet në një ngjarje publike për mbledhjen e fondeve të partisë të mërkurën në Kaliforni, duke paralajmëruar për kërcënimin e konfliktit bërthamor.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti atë përpjekje të dobët për t’u dukur si “kauboj i Hollivudit”.
Ai shtoi se një fjalor i tillë “e poshtëron vetë Amerikën”.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan përdor fjalor të tillë.

Ai gjithashtu e ka quajtur Putinin “kasap” dhe “kriminel lufte” në të kaluarën.
Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se “nuk ka gjasa të cenojë presidentin tonë, por kjo i poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë”.

“A ka përdorur ndonjëherë Putini një fjalor të tillë për t’iu drejtuar juve? Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë poshtëron vetë Amerikën”, ka shtuar Peskov.

MARKETING