Rusia do të rifillojë testet bërthamore vetëm nëse e bënë fillimisht SHBA-ja

Rusia do të rifillojë testet bërthamore vetëm nëse e bënë fillimisht SHBA-ja

Moska do të rifillojë testimet bërthamore vetëm nëse e bën atë fillimisht Uashingtoni, ka thënë një diplomat i lartë rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska do të anulojë ratifikimin e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore për të “pasqyruar” veprimin e Amerikës.

Nëse SHBA kryen një provë bërthamore, “ne do të detyrohemi ta pasqyrojmë edhe atë”, shtoi ai.

Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore, i miratuar në vitin 1996, ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore kudo në botë – megjithëse nuk ka hyrë kurrë plotësisht në fuqi.

Ai u nënshkrua nga presidenti rus dhe ai amerikan, por nuk u ratifikua kurrë nga SHBA, raporton skynews.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të konsiderojë anulimin e vendimit të vitit 2000 për ratifikimin e projektligjit.

Putin vuri në dukje se ndërsa disa ekspertë kanë folur për nevojën e kryerjes së testeve bërthamore, ai ende nuk ka formuar një opinion për këtë çështje.

 

MARKETING