Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë rreth 500 të burgosur

Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë rreth 500 të burgosur

Rusia dhe Ukraina pritet të realizojnë nesër një shkëmbim të ri të të burgosurve, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka deklaruar një burim.

Sipas burimit për agjencinë Reuters, në këtë raund të fundit do të shkëmbehen afërsisht 500 të burgosur rusë dhe ukrainas, përfshirë 46 ushtarë të plagosur.

Shkëmbimi do të përfshijë 246 të burgosur nga secila palë, sipas të njëjtit burim.

Gjatë rrjedhës së luftës, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri më tani, numri total i të burgosurve të shkëmbyer përmes ndërmjetësimit të EBA-së ka arritur në 3233.

Ky shkëmbim vjen në një moment kur Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit, paralajmëroi sot se SHBA do të heqë dorë nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta se një armëpushim mund të arrihet.

 

MARKETING