Rusia bombardon qytetin ukrainas, 7 të vdekur dhe gati 100 të plagosur

Rusia bombardon qytetin ukrainas, 7 të vdekur dhe gati 100 të plagosur

Raketat ruse kanë rënë mbi qytetin e Kharkivit si hakmarrje ndaj avancimit të Ukrainës në rajonin e Kurskut. Të paktën 7 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 97 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Syniehubov, i cili ka thënë se mes të plagosurve janë edhe 22 fëmijë. Ai tha se sulmet e Rusisë kishin në shënjestër infrastrukturën civile, duke goditur një shkollë dhe disa banesa, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër, edhe Ukraina nuk i ka ndalur sulmet e saj në territorin rus. Vetëm gjatë orëve të fundit, të paktën sipas zyrtarëve rusë, 5 persona janë vrarë në rajonin e Belgorodit. Guvernatori Vyacheslav Gladkov akuzoi ushtrinë ukrainase për përdorimin e bombave thërrmuese, të cilat sipas tij, janë montuar në raketa dhe janë lëshuar nga “MLRS Vampire”.

MARKETING