Rusia akuzon SHBA-në se planifikon të shkatërrojë tubacionin e gazit TurkStream
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, akuzoi SHBA-të për planifikim për të sabotuar tubacionin e gazit TurkStream (Rrjedha Turke), që dërgon burimet e energjisë nga Rusia në Türkiye, raporton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov pretendoi se Washington-i po ndihmon sulmet terroriste ndaj infrastrukturës energjetike dhe pretendoi se ekzistojnë plane për të vënë në shënjestër tubacionin e gazit TurkStream.
“SHBA nuk toleron konkurrencë në asnjë sferë, duke përfshirë energjinë. Ata po mbështesin në mënyrë të pamatur aktivitetet terroriste që synojnë të minojnë stabilitetin energjetik të Bashkimit Evropian”, tha Lavrov, duke shtuar:
“Ata po inkurajojnë delegatët e tyre ukrainas që të çaktivizojnë TurkStream-in pas sabotimit të Nord Stream-it”.
Këto komente vijnë një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar disa dronë ukrainas që u përpoqën të sulmonin një pjesë të infrastrukturës së tubacionit të gazit TurkStream.