Rusi: Ura e autostradës shembet mbi trenin e pasagjerëve, 7 të vdekur dhe 66 të lënduar

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një urë autostrade është shembur mbi një tren pasagjerësh në rajonin Bryansk të Rusisë, transmeton Anadolu.
Guvernatori i Rajonit Bryansk, Aleksandr Bogomaz, njoftoi në kanalin e tij Telegram se një urë autostrade në rajon u shemb mbi një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Klimovi në Moskë.
Bogomaz tha se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në vendngjarje, duke shtuar: “Shtatë persona humbën jetën dhe 66 persona, përfshirë tre fëmijë, u lënduan si pasojë e shembjes së urës. 44 prej tyre u dërguan në spital dhe 22 u trajtuan në mënyrë ambulatore”.
Ende nuk dihen saktë shkaqet e shembjes së urës.