Rusët sulmojnë me dronë një fabrikë amerikane në Ukrainë, raportohet për shumë të lënduar

Rusët sulmojnë me dronë një fabrikë amerikane në Ukrainë, raportohet për shumë të lënduar

Në një sulm masiv ajror rus u godit edhe një fabrikë elektronike amerikane në Ukrainë ndërsa rreth 800 civilë po punonin atje.

Fabrika Flex Ltd. në Mukachevo, një qytet qindra milje larg vijës së frontit, u përfshi nga flakët pasi u godit nga dy raketa ruse Kalibr.

Andy Hunder, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, konfirmoi se kompania amerikane, Flex, u godit në sulmin e natës nga Rusia.

Ai i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që të veprojë, duke thënë se “Rusia jo vetëm që po shkatërron Ukrainën – ajo po minon udhëheqjen, vlerat dhe biznesin amerikan. Rusia nuk po kërkon paqe; ajo po sulmon interesat dhe vlerat amerikane”.

“Ne po i bëjmë thirrje presidentit Donald Trump që të qëndrojë në krah të biznesit amerikan në Ukrainë”, theksoi Hunder, shkruan skynews.

Ky i fundit shtoi se asnjë punonjës i Flex nuk u vra gjatë sulmit me raketa, por “rreth një duzinë personash u plagosën”.

Ndryshe, autoritet amerikane deri më tani nuk kanë reaguar rreth sulmit të fundit rus ndaj bizneseve amerikane në Ukrainë.

MARKETING