Rumania ofron bazat ushtarake për NATO-n si garanci sigurie për Ukrainën

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se Rumania nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por do të vë në dispozicion bazat e saj ushtarake për aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e paqes së qëndrueshme në rajon.
“Kjo mund të jetë kontributi i Rumanisë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë: ofrimi i bazave tona ushtarake për aleatët e NATO-s”, ka thënë Bolojan. Ai shtoi se bazat tashmë përdoren për patrullime ajrore dhe stërvitje të përbashkëta me forcat e NATO-s, kryesisht mbi Detin e Zi.
Ndërkohë, në selinë e NATO-s janë intensifikuar përgatitjet për garancitë e sigurisë ndaj Ukrainës, ku SHBA ka sinjalizuar për një rol më të tërhequr, duke kërkuar që angazhimi financiar kryesor të vijë nga vendet evropiane.