Rrjeti social “X” padit qeverinë e Indisë për shkak të urdhrave për fshirje të përmbajtjes

Rrjeti social “X” padit qeverinë e Indisë për shkak të urdhrave për fshirje të përmbajtjes

Platforma e medias sociale “X” në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, ka paditur qeverinë e Indisë, duke e akuzuar atë për bllokim të paligjshëm të përmbajtjes përmes një sistemi të censurës masive, raportoi “The Washington Post”, transmeton Anadolu.

Padia, e paraqitur në fillim të këtij muaji në një gjykatë të lartë në Karnataka, pohon se autoritetet indiane kanë krijuar një sistem që lejon agjencitë qeveritare, zyrtarët shtetërorë dhe policinë lokale të lëshojnë urdhra në shkallë të gjerë fshirjeje. “X” pretendon se i ashtuquajturi “portali i censurës” shkel kushtetutën e Indisë dhe Aktin e Teknologjisë së Informacionit.

“Kjo do të rezultojë në censurë të konsiderueshme dhe bllokim të paligjshëm të informacionit të ligjshëm në platformën X. Kjo do të paragjykojë X-in dhe do të ndikojë negativisht në biznesin e tij”, thuhet në padi.

Sfida ligjore vjen pasi Musk kërkon të zgjerojë interesat e tij të biznesit në Indi ndërsa kryeministri Narendra Modi përballet me presionin në rritje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për çështjet e tregtisë dhe emigracionit.

Shashank Reddy, partneri menaxhues në kompaninë e fokusuar në teknologjinë “Evam Law & Policy”, ka thënë për “Washington Post”-in se mosmarrëveshja është rritur përtej interpretimeve ligjore.

“Kjo nuk është më një çështje e vetme dhe e thjeshtë në lidhje me interpretimin e një seksioni specifik të ligjit”, tha ai duke shtuar se bëhet fjalë për “një çështje më të madhe gjeopolitike”

MARKETING