Rritet në mbi 38.900 numri i palestinezëve të v’rarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në mbi 38.900 numri i palestinezëve të v’rarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ushtria izraelite vrau 37 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38.919 që nga 7 tetori i kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se rreth 89.622 të tjerë janë plagosur në ofensivën që po vazhdon.

“Forcat izraelite vranë 37 persona dhe plagosën 54 të tjerë në katër ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” shtoi ajo.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

MARKETING