Rritet në 69.546 numri i palestinezëve të vrarë në gjen’ocidin izraelit në Gaza

Rritet në 69.546 numri i palestinezëve të vrarë në gjen’ocidin izraelit në Gaza

Është rritur në 69.546 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 24 orët e fundit në sulmet izraelite janë vrarë 32 palestinezë, përfshirë 12 fëmijë dhe 8 gra ndërsa janë plagosur 88 të tjerë dhe se nga rrënojat është nxjerrë trupi i një personi.

Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit në sulmet izraelite janë vrarë 312 persona, janë plagosur 760 të tjerë ndërsa 572 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 69.546 ndërsa numri i të plagosurve në 170.833.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja, e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

MARKETING