Rritet në 68.527 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Rritet në 68.527 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Është rritur në 68.527 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit dhe të atyre që nxirren nga rrënojat në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 13 të plagosur si dhe trupat e 8 palestinezë të nxjerrë nga rrënojat, ndërsa rikujtohet se gjithsej 93 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i armëpushimit e deri më tani.

Deklarata vë në dukje se që nga fillimi i armëpushimit, 337 persona janë plagosur dhe 472 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 është rritur në 68.527, ndërsa numri i të plagosurve në 170.395.

Gjithashtu në deklaratë transmetohet se, familjarët/të afërmit kanë identifikuar 72 prej 195 trupave të dorëzuar nga Izraeli.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja, e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga “vija e verdhë” siç përcaktohet në marrëveshje, u njoftua se armëpushimi në Rripin e Gazës hyri në fuqi në orën 12:00 të së njëjtës ditë.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

MARKETING